Një operacion me shkallë të gjerë po zhvillohet nga forcat e rendit në disa qytete të vendit.
Raporton se aksioni po zhvillohet në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë, ndërsa mësohet se lidhet me krimin e organizuar.
Janë kryer kontrolle, ndërsa ka dhe urdhër-arreste por detajet pritet të mësohen në vijim.
Mesohet se Operacioni antidrogë po zhvillohet në Shqipëri e Itali, dhe sipas mediave italiane janë sekuestruar miliona euro pasuri
Operacion në Shqipëri e Itali, 52 urdhërarreste për trafik droge, shpërdorim detyre e pastrim parash”, raportojnë mediat italiane.
Ndërkaq në orën 10:30 pritet që kreu i Prokurorisë së Posaçme të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme së bashku me kolegët e tij italianë ku do të zbardhen dhe detaje të tjera nga ky megao-operacion.
Që në orët e para të mëngjesit është në zhvillim një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, i udhëhequr nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Tiranë dhe Policisë Shqiptare, me urdhër të Drejtorisë së Distriktit Antimafia të Barit dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, nën koordinimin e Eurojust-it (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.
Janë lëshuar 52 urdhër-arrreste. Në operacion po marrin pjesë agjentë të BKH-së, policisë dhe antimafias italiane.
Sipas disa burimeve janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.
Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Aktiviteti hetimor – thuhet në një njoftim të DIA-s – është pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, me qëllim luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të kontrolluar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat transportojnë sasi të mëdha të këtyre drogave midis Ballkanit, Europës Veriore dhe Puglias.
Aktiviteti hetimor – thuhet në një njoftim të DIA-s – është pjesë e një operacioni më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, me qëllim luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të kontrolluar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat transportojnë sasi të mëdha të këtyre drogave midis Ballkanit, Europës Veriore dhe Puglias , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE