LAJME / E Mërkurë 18 Qershor 2025, 01:01

Rrëfimi i pazakontë i Eli Farës: Prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin, ditën tjetër…

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Eli Fara, ka bërë një dedikim mjaft emocionues per vajzën e saj, Marina.Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Eli kujton momentin e lindjes së vajzës në materntietin e Korçës, dhe të gjitha vuajtjet e asaj dite që ia vlen kur mori në krahë engjëllin e saj të vogël.


Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Eli kujton momentin e lindjes së vajzës në materntietin e Korçës, dhe të gjitha vuajtjet e asaj dite që ia vlen kur mori në krahë engjëllin e saj të vogël.

“Diten që u linde ti Jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës,vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj, në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes..

u gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde.. u tremba sepse asnjë njeri i afërt nuk ndodhej pranë meje.. dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija.. ngrita spitalin në këmbë, mjeku që ishte roje atë natë me thoshte hajde merrja një kënge!


Për shaka) në momentin e fundit më treguan që lindja ishte e vështirë sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rëndësi, sido që të ishte, ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth orës 2:30 me një goxha prerje, mu errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova doli..

vajzë prita e prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin.. në mëngjes kur të mora në krahë harrova çdo gjë ..ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithë trupi, shpirti, Zemra , Edhe Marina ime!”, shkruan Eli në “Instagram”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE