
Një prift 68 vjeçar është nën akuzë në Salamina të Greqisë pas dëshmisë tronditëse të një djali 12 vjeçar i cili rrëfeu abuzimin e përjetuar nga drejtuesi i kishës në vendbanimin e tij, raporton noa.al.
Dëshmia ka ngjallur zemërim në Greqi, me shumë njerëz që vënë në pikëpyetje drejtues kishtarë që ngacmojnë fëmijët duke përfituar prej tyre.
Prifti 68-vjeçar i cili u arrestua në Salamina me akuzën e akteve seksuale ndaj djalit 12-vjeçar, ishte thirrur më parë dy herë në autoritetet policore për ngacmim seksual dhe abuzim ndaj të miturve.
I akuzuari, sipas avokatëve të tij, deklaron se është i pafajshëm dhe se fëmija ka bërë përshkrime të gabuara. Ai tha se nuk e ka prekur asnjëherë dhe shtoi se i vogli i përket ambientit të tij farefisnor-familjar.
Megjithatë janë të frikshme detajet që 12-vjeçari tregoi në polici pas arrestimit të priftit.
Djali i mitur arriti të thyente heshtjen, duke përshkruar makthin që jetonte prej rreth gjashtë muajsh.
Prindërit e 12-vjeçarit kishin besim të verbër te prifti dhe nuk i kuptonin dot ato që po i ndodhnin fëmijës së tyre teksa ishin larg dhe e lanë me të.
"Ai vazhdimisht përpiqej të ishte vetëm me mua, më prekte në vende të ndryshme”
“Ai vazhdimisht përpiqej të ishte vetëm me mua. Herë në shtëpinë time, herë në shtëpinë e tij.
Të mendosh se është një mik i familjes sonë. Por ndihesha keq sa herë që më afrohej. Më prekte në pjesë të ndryshme të trupit dhe më bënte të ndihesha jo rehat. Nuk më pëlqen të jem pranë priftit”, tha viktima 12-vjeçar i abuzimit të priftit.
Më pas prindërit e kanë marrë fëmijën e tyre dhe e kanë dërguar në Nëngrupin e Sigurimit për të Mitur.
Komuniteti lokal i Salaminës është i tronditur. Sipas disa dëshmive, kishte disa të dhëna në sjelljen e priftit që disa banorëve të ishullit nuk i pëlqenin. /noa.al
