LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 22:10

Revizioni nxjerr në pah parregullsi të mëdha në Teatrin Shqiptar – Ja çfarë u zbulua?

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka nxjerrë në dritë një tjetër skandal të rëndë të keqmenaxhimit me paratë publike, kësaj radhe në Institucionin Nacional “Teatri Shqiptar – Shkup” për vitin 2024.

Pas një kontrolli të hollësishëm të llogarisë së buxhetit bazë, revizorët kanë dhënë opinion të pafavorshëm për realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave financiare, si dhe opinion me rezervë për pajtueshmërinë e institucionit me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Raporti zbulon se 20% e aktorëve të punësuar nuk kanë pasur asnjë angazhim gjatë gjithë vitit 2024.

Dy aktorë kanë marrë paga të plota mujore pa u angazhuar në asnjë shfaqje të vetme të repertorit, njëri që nga viti 2011 dhe tjetri nga viti 2019! Për më tepër, atyre u janë paguar rrogat pa pasur asnjë dëshmi apo vërtetim për praninë e tyre në vendin e punës.

Revizioni ka konstatuar se institucioni ka funksionuar jashtë çdo rregulli tregtar dhe ligjor:

Qira me vlerësime subjektive: Hapësirat e Teatrit janë lëshuar me qira pa asnjë kriter të qartë, ku çmimet varionin në mënyrë drastike nga 10.000 deri në 240.000 denarë.

Bileta pa çmim zyrtar: Teatri ka shitur bileta për shfaqjet e tij pa pasur fare çmime të përcaktuara zyrtarisht.

Mungesë e inventarit: Nuk është kryer as regjistrimi i rregullt i pasurisë dhe nuk ekziston asnjë evidencë materiale për mjetet që posedon teatri.

Revizioni zbuloi parregullsi edhe rreth
funksionimit të Këshillit Drejtues, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, si dhe shfrytëzim i papërshtatshëm i hapësirave të parkimit të dedikuara për publikun. M.

Në këtë periudhë, pra kryesisht gjatë 2024 Gjatë drejtorë në Teatrin Shqiptar në Shkup kanë qenë Adem Kraga, Vjollca Bekteshi-Hamiti dhe Hismet Ramadani.(INA, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE