Raportohet se janë dëmtuar banesa, mjete të ndryshme dhe të mbjellat janë shkatërruar krejtësisht. Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me erë të fortë dhe breshër të dendur, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të Sllovenisë. Zonat më të prekura janë fshatrat Lucova, Adrijanci, Shulinci dhe Zgornji Petrovci.
Kryetari i komunës së Gornji Petrovci, Franc Shlihtuber, ka apeluar për ndihmë të menjëhershme, duke nënvizuar se komuna nuk ka mundësi t’i përballojë pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore pa mbështetje shtesë. Sipas tij, breshëri ishte aq i dendur, sa në disa pjesë është dashur të përdoren mjete të rënda për pastrimin e rrugëve.
Në disa vende, kokrrat e breshrit kanë qenë sa topat e tenisit, duke shkaktuar dëmtime në çati dhe automjete. Agjencia Sllovene për Mbrojtjen e Mjedisit (ARSO) ka njoftuar për reshje të shumta breshëri në këtë rajon, ndërsa Meteoinfo Slovenia ka raportuar për stuhi të shoqëruara me erëra të forta dhe shumë vetëtima. Dëmet e shkaktuara janë të dukshme edhe në pamjet e shpërndara në rrjetet socialedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE