LAJME / E Martë 12 Dhjetor 2023, 02:02

Rekord! Sekuestrohen mbi 380 tonë drogë në një operacion global antidrogë

Marina Kolumbiane njoftoi këtë të hënë sekuestrimin qindra tonelatave të substancave narkotike, si pjesë  e një operacioni ndërkombëtar antidrogë, duke i dhënë një goditje të fortë trafikut transnacional të drogës.

Siç raporton Reuters, bëhet fjalë për një operacion 45 ditor të drejtuar nga fushata ndërkombëtare e marinës Orion, në të cilën u përfshinë 42 shtete në katër kontinente. Droga e sekuestruar është në shifra rekord. Në të përfshihen 195 tonë kokainë, 175 tonë marijuanë dhe 14.5 tonë hashash.

Në mesin e vendeve të përfshira në këtë operacion janë SHBA, Belgjika, Spanja, Indonezia, Senegali, Kolumbia dhe Brazili./tvklan.al