LAJME / E Shtunë 24 Maj 2025, 18:06

Reagon për herë të parë Elvis Pupa pas shpalljes në kërkim nga autoritetet australiane

Pas lajmeve të shumta që qarkulluan në media lidhur me shpalljen e tij në kërkim nga autoritetet australiane, aktori Elvis Pupa ka reaguar për herë të parë publikisht, përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Pupa mohon kategorikisht akuzat për arratisje apo fshehje.

Ai sqaron se ndodhet prej më shumë se një muaji në Tiranë,

ku po zhvillon aktivitetin e tij profesional, i planifikuar më parë, si në Shqipëri ashtu edhe në vende të tjera të Europës.

“Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit,” – shkruan ai, duke theksuar se lajmet që kanë qarkulluar janë të shtrembëruara dhe me prirje sensacionaliste.

Në lidhje me bashkëshorten e tij, Belina Pupa, e cila është përballur me një seancë gjyqësore në Australi,

ai konfirmon se ajo është e lirë dhe vazhdon punën e saj si zakonisht.

Ai shpreh besimin se drejtësia do të zbardhë gjithçka në mënyrë të drejtë dhe të paanshme , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE