
Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar zemërthyer për humbjen tragjike të dy fëmijëve që humbën jetën sot pas aksidentit fatal pas përplasjes së trenit me minibusin e një shkolle, në Belgjikë.
Në një reagim të bërë në rrjetin e tij në “X” diplomati shqiptar shpreh ngushëllimet e tij për humbjet tragjike të familjeve ndërsa shton se Shqipëria solidarizohet me popullin e Belgjikës në këtë moment të vështirë të jetës.
“Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje shkatërruese.
Shqipëria solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Belgjikës gjatë kësaj kohe të vështirë. Mendimet tona janë gjithashtu me fëmijët e plagosur dhe u urojmë atyre shërim të plotë dhe të shpejtë” shkruan ministri Hoxha.
Reagimi i plotë i ministrit Hoxha:
Thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në kryqëzimin hekurudhor në Buggenhout të Belgjikës, i cili mori jetën e katër personave, përfshirë dy fëmijë.
Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje shkatërruese.
Shqipëria solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Belgjikës gjatë kësaj kohe të vështirë. Mendimet tona janë gjithashtu me fëmijët e plagosur dhe u urojmë atyre shërim të plotë dhe të shpejtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
