LAJME / E Premte 13 Tetor 2023, 18:06

Raportohet për viktima dhe të plagosur pas një shpërthimi në një xhami në Afganistan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan këtë të premte.

Ndërsa po kryhej lutja në një xhami shiite ka ndodhur një sulm.

Sipas Reuters, nga ky sulm ka patur të paktën 7 viktima dhe 15 persona të plagosur.


"Një shpërthim ka ndodhur në një xhami shiite," tha zyrtari, Maëlaëi Hashimi, për Reuters në provincën Baghlan ku ndodhi sulmi.

Shtatë persona u vranë gjatë lutjes dhe 15 të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin Pul e Khumri në Baghlan, tha ai, duke shtuar se të gjitha viktimat ishin shiitë.

Administrata e drejtuar nga Talibanët e Afganistanit është përballur me një kryengritje nga militantët e Shtetit Islamik, të cilët kanë marrë përsipër një seri sulmesh vdekjeprurëse ndaj civilëve, të huajve dhe forcave të sigurisë talebane në muajt e fundit.