
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X ndaj raportimeve të mediave ndërkombëtare, mes tyre edhe CNN, lidhur me protestat e ditëve të fundit kundër projektit të diskutuar për zhvillimin turistik në zonën e Zvërnecit.
Në një postim të gjatë, Rama deklaron se protesta e zhvilluar këtë të shtunë ka mbledhur rreth 2 mijë pjesëmarrës, ndërsa sipas tij, edhe në kulmin e saj pjesëmarrja nuk ka kaluar shifrën e 8 mijë protestuesve.
Kreu i qeverisë ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si, sipas tij, një protestë lokale është shndërruar në një ngjarje me jehonë ndërkombëtare, duke folur për një hendek të madh mes realitetit dhe mënyrës se si ai është paraqitur në hapësirën mediatike dhe në rrjetet sociale.
Rama thekson se aktualisht nuk ekziston ende një projekt përfundimtar, nuk është dhënë leje ndërtimi dhe nuk ka nisur asnjë punim ndërtimor. Sipas tij, ekziston vetëm një vizion dhe një plan për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik elitar, duke garantuar një zhvillim me ndikim pozitiv në mjedis.
Në reagimin e tij, Rama kritikon ashpër atë që e cilëson si “histeri digjitale”, duke pretenduar se rreth çështjes janë shpërndarë imazhe të manipuluara, pretendime të fabrikuara dhe janë përdorur metoda të koordinuara të amplifikimit në rrjet.
“Për @CNN International dhe për të gjitha mediat e panumërta, të mëdha e të vogla, së bashku me të gjithë krijuesit e përmbajtjes me qëllime të mira në Facebook, X, Instagram, TikTok dhe çdo platformë tjetër që sot formëson debatin global, do të doja shumë të përcillja mesazhin e mëposhtëm:
Ndërsa po flasim, protesta e sotme ka mbledhur rreth 2 mijë pjesëmarrës. Është pjesëmarrja më e ulët deri tani, por edhe në kulmin e saj numri i pjesëmarrësve nuk i ka kaluar kurrë 8 mijë persona.
Atëherë si shpjegohet që ajo që një pjesë e madhe e botës ka parë gjatë ditëve të fundit duket kaq e madhe, kaq dramatike dhe kaq mbresëlënëse?
Në një moment, kur histeria dixhitale e orkestruar e këtyre ditëve të ketë kaluar dhe emocionet të jenë qetësuar, bota demokratike duhet të shqyrtojë më nga afër se si hendeku midis realitetit dhe mënyrës se si ai paraqitet u bë kaq i madh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
