LAJME / E Shtunë 25 Korrik 2026, 00:12

Qeveria Kurti merr vendim fantastik, përfiton kjo kategori

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku janë ka miratuar 12 vendime.
Sipas njoftimit, në mesin e vendimeve, ekzekutivi ka ndarë mjete financiare në shumën prej 9,480.00 euro për mbështetjen e realizimit të programit “OringinAL”,

i cili promovon Republikën e Kosovës në nivel ndërkombëtar përmes forcimit të imazhit pozitiv të Republikës së Kosovës, promovimin e potencialit të saj turistik, kulturor dhe zhvillimor, si dhe në zgjerimin e bashkëpunimit me diasporën në funksion të zhvillimit afatgjatë të vendit.

Gjithashtu, është themeluar Këshilli Kombëtar i Arteve, i cili konsiderohet një mekanizëm i rëndësishëm institucional që do të forcojë zhvillimin e politikave publike në fushën e artit dhe kulturës, duke garantuar profesionalizëm, pavarësi dhe përfaqësim të denjë të komunitetit artistik.

Pos tjerash, qeveria tha se ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05/16, të datës 30 prill 2026, përmes të cilit Ministria e Shëndetësisë do të mbështesë financiarisht vetëm specializantet lehona, të cilat janë kthyer nga pushimi i lehonisë dhe, si pasojë e ndërprerjes së vijimit të programit specialistik gjatë kësaj periudhe, nuk i kanë përfunduar modulet/ciklet e trajnimit specialistik të parapara sipas programit të specializimit, për periudhën nga 1 nëntor 2025 deri më 31 dhjetor 2026, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE