LAJME / E Premte 23 Maj 2025, 12:12

Qëlloi me pistoletë lodër mjeken dhe përplasi 3 makina të policisë! Zbardhen detajet nga aksioni për ndalimin e 42-vjeçarit! U dëmtuan edhe dy efektivë

Detaje dalin nga aksioni policor në kryeqytet paraditen e sotme ku 42-vjeçari Enis Vrapi, pasi qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, tentoi të arratisej me Land Rover duke përplasur 3 makina të policisë

Blutë informojnë se 42-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor dhe rreth orës 09:00, të paradites së sotme ka qëlluar me pistoletë me gogla në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të QSUT.

Më pas, ai ka tentuar të largohet me makinë nga ambientet e kësaj qendre dhe efektivët iu janë vendosur në ndjekje duke bërë të mundur ndalimin e tij e më pas shoqërimin në ambientet e Policisëme qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Gjatë tentativës për t’u larguar, Enis Vrapi ka përplasur me makinën që drejtonte dhe 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

•Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke, kapet 42-vjeçari.

Sekuestrohet sendi me të cilin qëlloi 42-vjeçari.

Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE