LAJME / E Mërkurë 4 Tetor 2023, 02:02

Punonjësi i “Shqiponjave” terrorizon banorët në Tiranë, qëllon me armën e shërbimit, policia fsheh ngjarjen

Banorët e lagjes “Siri kodra” në Tiranë janë terorizuar mbrëmjen e së hënës, për shkak të të shtënave me armë zjarri, por ngjarja nuk u bë publike nga policia.

Personi që ka shtënë në ajër me armë ka qenë një punonjës policie. Burime bëjnë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta mes disa personave, ëhstë qëlluar me armë zjarri.

Punonjësi i “Shqiponjave” që ka qëlluar me armën e shërbimit, ka qenë edhe vetë i përfshirë në konfliktin që ndodhi në Tiranë.

Pavarësisht se ngjarja u raportua menjëherë, ajo mbeti e iozluar për publikun.

Ndërkohë që Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.