Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në kryeqytet, konkretisht në Allias. Një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e Alliasit në kryeqytet rreth orës 07:50. Shtetasi Korado Teodori, 38 vjeç, plagosi në këmbë me armë zjarri fqinjën e tij, Sandrino Baci, 31 vjeç.
Bëhet e ditur se i plagosuri dhe autori janë komshinj me njëri-tjetrin dhe më herët nuk kanë pasur konflikte.
Nga hetimet paraprake dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar bashkëshorten autorit. Sandrino Baci sapo ishte kthyer nga Italia, ndërkohë arma me të cilën është qëlluar ishte pistoletë, e cila ende nuk është gjetur, teksa autori është arratisur menjëherë pas ngjarjes.
Autori Korado Teodori, ka vëzhguar për disa minuta Sandrino Bacin në banesë sapo ky i fundit ka dalë e ka ndjekur deri te rruga aty ku dhe debati ka nisur me tone të ashpra pasi Baci ka mohuar që të ketë ngacmuar bashkëshorten e Korado Teodorit. Pas disa minutash, Teodori e ka qëlluar me armë në pulpën e këmbës dy herë Bacin dhe më pas është larguar , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE