LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 18:06

Protestat në Tiranë nuk kanë të ndalur, reagon Cllevio (Video) -

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik “Cllevio”, ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të shkurtër gjatë paraqitjes së tij në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Teksa po hynte në gjykatë për të marrë pjesë në seancën e procesit ndaj Laert Haxhiut, Ahmeti u pyet nga gazetarët lidhur me protestat e zhvilluara jashtë ambienteve të gjykatës.

Në përgjigjen e tij, reperi u shpreh shkurt: “Unë jam me Ramën, jam me bosin.”

Deklarata e Cllevios u bë menjëherë objekt komentesh në rrjetet sociale, ndërsa ai nuk dha shpjegime të mëtejshme mbi qëndrimin e tij politik apo arsyet e kësaj deklarate.

Kleviol Ahmeti ndodhej në GJKKO për të dëshmuar në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, një prej çështjeve më të rëndësishme që po shqyrtohen aktualisht nga drejtësia shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE