Probleme të shumta u regjistruan me shpërndarjen e biletave nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku u la jashtë tifogrupi “Tifozat Kuqezi”, duke u justifikuar me faktin se biletat do të shpërndaheshin me shorte, për ta patur mundësinë çdo kush që të merrte.
Në shkallët e stadiumit kamera filmoi shumë vajza të showbizit shqiptar si Erjola Doçi, Rike Roçi, Luana e Marina Vjollca, Juliana (Xhuli) Nura, po ashtu edhe Ermal Mamaqi me Amin, Arbër Hajdari, prokurorët e SPAK, drejtorët e drejtorive, drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni, ministret e Edi Ramës, që zor të besohet se shorteu kishte përcaktuar si fitues të gjitha këta “VIP-a”, por biletat duket se janë përdorur thjesht si qoka.
Këtë gjë e ka nxjerrë zbuluar vetë një prej protagonisteve, ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Juliana (Xhuli) Nura, e cila teksa u pyet mbrëmjen e djeshme në një emision në Kosovë, ajo nuk nguroi që të jepte një përgjigje të sinqertë se biletën e kishte siguruar pas një telefonate.
FSHF është shndërruar prej vitesh në një biznes privat i Armando Dukës, i cili po ashtu edhe kombëtaren shqiptare e trajton si të tillë.
Bylbyl Sokoli: Si e keni siguru biletën?
Xhuli Nura: Nuk e di a mundem me e thon publikisht, por Armando Dukës i bona një telefonatë i thash një biletë të lutem
Bylbyl Sokoli: Sepse dihet publikisht, mënyra se si janë ble biletat, kanë qenë më short
Xhuli Nura: Unë nuk e kam marrë me short, por kontaktet e mia që i kam në Shqipëri.
Bylbyl Sokoli: Edhe Gëzimin pyeteni a ka mundur të sigurojë biletë apo s’ka mundur
Gëzimi nga tifogrupi “Tifazat Kuqezi”: Jo Gëzimi s’ka ça me fol, edhe vetë e tha që i ka telefon Armando Dukës dhe e ka marrë, tash pa dash me të nënçmu as ty as një shqiptar, prej A deri në ZH. Është shumë zhgënjyese edhe për mua edhe për ata tifozë që janë si unë edhe tifogrupi jonë që 21 vjet shkojmë dhe e përkrahim kombëtaren edhe dënohemi edhe jemi jashtë, edhe ti me një telefon e siguron biletën. Është shumë e rëndë dhe shumë e keqe, më mirë mos e kisha dëgjuar.
Xhuli Nura: Unë nuk jam nga ata që gënjejnë si disa, jo me online, jo me email. Është gjznaf që Plisat dhe Kuqezinjtë nuk kanë qenë aty./Boldnews do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE