LAJME / E Enjte 5 Tetor 2023, 02:02

Pr.ligj i ri për turizmin: Luftë informalitetit, gjoba për “fshehjen” e vizitorëve

Informaliteti i lartë në këtë fushë, ka nxitur qeverinë të ndryshojë ligjin dhe të fusë në një regjistër të ri, dhomat e thjeshta private, apartamentet moderne, shtëpitë tradicionale, bujtinat e vilat që do përdoren në funksion të turizmit,

Ligji parashikon që çdo sipërmarrës që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese duhet që të regjistrohet në QKR dhe më pas të kërkojë certifikatë kategorizimi në ministrinë e turizmit.

“Çdo strukture më pas, ka detyrimin te kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën”, thuhet në draft.

Kushdo subjekt që nuk i përgjigjet këtij kushti, nëse do të kapet nga autoritetet, do të përballet me gjoba që variojnë, sipas kapaciteteteve pritëse, nga 20 mijë deri në 400 mijë lekë.

Por ligji, parashikon edhe mbështetje për sektorin. Sipas tij, qeveria, financon nga fondi buxhetor, duke mbuluar kostot deri në 100%, për projekte me rëndësi të veçantë dhe projekte të ideuara nga vetë Ministria e Turizimit.