LAJME / E Hënë 27 Korrik 2026, 17:05

“Prit të shoh lajmet”/ DETAJE: Ja përse Refit Buzi refuzoi të dorëzohej në polici dhe vr*u veten

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vetëvrasjen e Refit Buzit, pasi u mori jetën prindërve të ish-partneres Rozalinda Plaka dhe mbajti peng për disa orë këtë të fundit.

Prokurori Kristi Jorgji, i cili mori pjesë personalisht në negociatat me Buzin për ta bindur të dorëzohej, është njëkohësisht prokurori që hetonte edhe çështjen e mashtrimit ndaj tij. Sipas burimeve, Buzi ushtronte aktivitet në tregtinë e perimeve, duke u premtuar fermerëve eksportimin e produkteve në tregjet europiane.

Disa prej tyre e kallëzuan penalisht, pasi pretendojnë se nuk morën pagesat për mallin që i kishin dorëzuar. Në momentin e ngjarjes, Buzi ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, i akuzuar për përndjekje ndaj ish-të fejuarës së tij, Rozalina Plaka.

Katër vite më parë, gjatë kohës që jetonte në Angli, 35-vjeçari kishte deklaruar se ishte marrë peng nga disa bashkatdhetarë, të cilët i kishin kërkuar një shumë të konsiderueshme parash për lirimin e tij.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se gjatë negociatave, prokurori Jorgji nuk i kishte treguar Buzit se ish-vjehrri kishte humbur jetën, por i kishte komunikuar se ai dhe bashkëshortja ndodheshin të plagosur në spital. Megjithatë, 35-vjeçari ndiqte zhvillimet përmes telefonit celular.

Siç raporton gazetari i Top Channel, Neritan Trifoni, rreth orës 15:00, Buzi ishte pranë dorëzimit, por para se të merrte vendimin u është drejtuar negociatorëve me fjalët: “Prit, të shoh lajmet”. Pasi mësoi nga mediat se ish-vjehrri kishte ndërruar jetë, ai refuzoi sërish të dorëzonte armën. Rreth një orë më vonë 35-vjeçari qëlloi veten me armë, duke i dhënë fund jetës në sy të forcave të shumta të policisë që kishin rrethuar zonën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE