Princ Leka i Shqipërisë është shfaqur përkrah partneres së tij të re, Blerta, në eventin “Ballo dei Cento e non più Cento”, të mbajtur në kryeqytetin italian, Romë.
Balloja, e njohur si një nga mbrëmjet më elegante dhe aristokrate në Evropë, mblodhi figura të rëndësishme nga familjet mbretërore, diplomatë dhe personalitete të njohura nga bota e modës dhe kulturës.
Në një postim në rrjetet sociale, Princ Leka teksa ndan videon, shkruan se së bashku me Blertën përjetuan hijeshinë e këtij evenimenti.
“Së bashku me Blertën, përjetuam hijeshinë e Ballo dei Cento e non più Cento. Një mbrëmje ku tradita dhe eleganca u ndërthurën me klas, në një festë që sfidoi kohën.”-shkruan Princ Leka.
Tashmë lidhja e tyre është zyrtare dhe Princ Leka nuk e “fsheh” më dashurinë e tij të re pas divorcit të bujshëm me Elia Zaharinë, me të cilën ka një vajzë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE