Një tjetër operacion i suksesshëm kërkim-shpëtimi (SAR) është finalizuar nga Forca Detare shqiptare në kuadër të misionit të NATO-s në Detin Egje. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Anija patrulluese shqiptare “Butrinti” P-134, pjesë e operacionit ndërkombëtar, i erdhi në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre edhe dy fëmijë, në ujërat e Egjeut.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë dhe përfundoi me sukses të plotë, pa asnjë incident.
Forcat tona janë gjithnjë të gatshme për të përmbushur misionin human në kuadër të NATO-s,” – thuhet në reagimin zyrtar të ministrit të Mbrojtjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE