LAJME / E Diel 8 Qershor 2025, 13:01

“Pozicionin e vendos trajneri, unë i bëj të gjitha”, Broja pas duelit me Serbinë: Ja çfarë më tha portieri Petroviç

Armando Broja mendon se barazimi me Serbinë ishte një shans i humbur për kuqezinjtë që të merrnin tre pikët pas një ndeshje të dominuar.

“Jemi pak të mërzitur sepse kemi pasur shumë raste për të shënuar e fituar tre pikët se është shumë e rëndësishme për ne. E dimë që ky grup është shumë i vështirë, kemi Anglinë e Serbinë dhe ekipe të tjera të forta. Më duket se sot kemi luajtur ndeshje shumë të bukur, kishim raste, por më duket se vetëm goli na mungoi, çdo gjë tjetër ishte e bukur.

Normalisht jam qendërsulmues, kam luajtur gjithë jetën, kam luajtur edhe në krahë e njoh më mirë pozicionet. Trajneri vendos ekipet dhe më tha para ndeshjes që Serbia do ketë hapësira te mbrojtësi i majtë. Në pjesën e parë dhe të dytë pata mundëis, vetëm goli na mungoi, por unë i di pozicionet dhe trajneri vendos e unë dua të jap gjithmonë maksimumin. Por e them se jemi mërzitur si grup që nuk fituam ndeshjen.

Normalisht sulmuesi gjithmonë duhet të bëjë gola. Unë normalisht jam lojtar që ka qejf të bëjë gola, njerëzit thonë që Armando nuk bën gola dhe unë jam i pari që dua të shënoj. Por gjëja më e bukur është të fitoj ndeshjen dhe të marr tre pikët dhe sot kishte raste e lojtarë të tjerë për t’i marrë. Por këto ndodhin në futboll dhe duhet të ecim para. Normalisht që duhet të shënoj më shumë gola.

Pasimi në pjesën e dytë? Në atë moment është e vështirë të mendosh direkt, se je në sprint dhe për mua m’u duk se ka pasur një rast, ndoshta prekja ishte pak e fortë dhe iu afrova shumë portës e doli portieri. U mbyll hapësira për të gjuajtur, thashë më mirë në atë moment të pasoj se do hynte sulmuesi aty mbrapa. Kaloi topi e ndoshta do hynte dikush. Unë kam qenë jashtë futbollit shumë kohë dhe këto gjëra të vogla, një prekje topi, gjuajtje e goditje vijnë me kohë kur luan shumë. Edhe për mua nuk jam për justifikime, edhe unë pata shans të gjuaja, por janë gjëra që ndodhin shumë shpejt dhe kështu e mendova.

Me Petroviç vetëm folën se ai tha keni luajtur ndeshje shumë të bukur, jeni ekip i fortë. Vetëm kaq, se jemi shokë, luajtëm të Çelsi. Por vetëm kaq, folëm për sezonin”, tha Broja për TV Klan pas ndeshjes , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE