LAJME / E Diel 5 Nëntor 2023, 01:01

Policia greke kap 70 kg drogë në Janinë. Në pranga 50-vjeçari që e transportonte

GREQI- Një 50-vjeçar është vënë në pranga mesditën e sotme nga autoritet greke, pasi akuzohet për transport të lëndëve narkotike.

Arrestimi u krye në rrugën “Egnatia” në afërsi të vendit të quajtur “Dodoni” në hyrje të Janinës. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 64 pako me 70 kg e 400 gram marijuanë, shkruan "Protothema".

Vlera totale e drogës së sekuestruar varion nga 140.800 euro deri në 211.200 euro, ndërsa është konfiskuar edhe makina që i 50-vjeçari e përdorte si mjet për transportin e drogës.

Operacioni është zhvilluar pas një informacioni të siguruar nga antidroga e Patras për lëvizjen e një sasie të madhe droge nga kufiri gjelbër i Shqipërisë për në Greqi, ndërkohë që hetimet do i kryejë Prokuroria e Janinës. Prej fillimi të vitit policia greke ka sekuestruar mbi 1.2 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.