
Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar mbrëmjen e së premtes në Gjakovë, gjatë një aksioni të zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN).
Sipas burimeve të Sinjalit, arrestimi është kryer rreth orës 23:45 në fshatin Ramoc, ku zyrtarët policorë, gjatë patrullimit në terren, kanë lokalizuar dhe ndaluar Dritan Kocin, rreth 37 vjeç.
Burimet bëjnë të ditur se ndaj tij ishin aktive tri urdhëresa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjakovë, për ekzekutimin e dënimeve me burg.
Sipas të njëjtave burime, urdhëresat përfshijnë:
Në total, i arrestuari pritet të vuajë 95 ditë burgim, në përputhje me vendimet gjyqësore të formës së prerë.
Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese në Hajvali, ku do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata.
Policia e Kosovës vazhdon zbatimin e urdhëresave gjyqësore ndaj personave të kërkuar, me qëllim ekzekutimin e vendimeve të institucioneve të drejtësisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
