LAJME / E Hënë 20 Korrik 2026, 00:12

Po nisemi, Nusja rrefen gjera te hidhura per zhdukjen e 3 kosovareve ne Shkup

Sipas saj, familja ka kontaktuar policinë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, por deri tani nuk kanë marrë ndonjë informacion të saktë për atë që mund të ketë ndodhur.

“Policia në Shkup dhe në Kosovë është lajmëruar. S’kemi kurrfarë informacioni. Policia na ka thënë se nuk ka ndeshje, nuk ka asgjë. Nuk dimë çka ka mundur të ndodhë”, ka thënë ajo.

Më herët, familjarët kanë bërë të ditur për Klankosova.tv se Fatmire Shabani, e cila jeton në Gjermani, kishte arritur në Aeroportin e Shkupit, ndërsa vëllai i saj Ejup Ternava bashkë me bashkëshorten Cennet Ternava ishin nisur për ta marrë.

Sipas një familjari, nga dogana janë njoftuar se tre personat nuk kanë pasur hyrje në territorin e Kosovës.

Familja ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës, autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe Ambasadën e Kosovës në Shkup, ndërsa kërkojnë ndihmë për lokalizimin e tyre.

Rreth këtij rasti është deklaruar edhe Ambasada e Kosovës në Shkup, e cila në një përgjigje për redaksinë tha se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje dhe në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës lidhur me rastin e tre shtetasve nga Vushtrria, të raportuar të zhdukur në Shkup, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE