LAJME / E Premte 6 Qershor 2025, 15:03

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje me një armë stilolaps, e regjistruar pak ditë më parë në një piceri në Tiranë.

Nëna e 15-vjeçarit të plagosur ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, teksa ka theksuar se është tentuar të fshehet ngjarja.

Nëna e të miturit u shpreh se në sy të djalit është bërë gjithçka që të fshihet ngjarja. Autori dhe bashkëpunëtorët e tij madje kanë kthyer ambulancën e parë që kanë njoftuar, pasi nuk donin ta dërgonin në spital që ngjarja të dilte në dritë.

Gjithashtu, ajo shton se djali është dërguar në spital me ambulancën e dytë, pasi e kanë parë që po humb shumë gjak.

Sipas tij, ata i kanë thënë të miturit se ka plagosur një kapsoll dhe se nuk duhet të bëjë panik kot.

“Gjithçka që është bërë për të fshehur ngjarjen është bërë në sy të djalit. Djali ka dalë jashtë, por e morën e futën brenda që të mos e shiftë askush në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Ambulancën e parë e kanë kthyer në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Vetëm dy minuta larg ka qenë një spital privat, si të mos e marrë askush ta çojë. Vetëm kur djali ka humbur shumë gjak kanë njoftuar ambulancën e dytë që është vonuar 15 minuta. Djalit i kanë thënë plasi një kapsollë, mos bëj panik kot”, tha ajo , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE