LAJME / E Hënë 2 Qershor 2025, 12:12

Plagosi 15-vjeçarin në picerinë te Ali Demi, Policia identifikon autorin, shpall në kërkim edhe pronarin e biznesit! Punonjësit pastruan gjakun dhe fshinë kamerat (EMRAT)

Policia e Tiranës ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës ku një 15-vjeçar u plagos brenda një picerie në zonën e Ali Demit.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se falë hetimeve në kohë rekord kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të kësaj ngjarje i cili rezulton të jetë një 21-vjeçar.

Lidhur me këtë ngjarje Policia ka shpallur në kërkim të riun Aldi Neziri, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe administratori 24-vjeçar i picerisë ku dhe ndodhi ngjarja, Leonardo Mejdanin.

Ndërkohë, u vunë në pranga shtetasit Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Këta shtetas dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.

Zbardhen dhe dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 21-vjeçar, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri atipike 15-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri.

Arrestohen 3 punonjës të picerisë dhe shpallet në kërkim administratori i saj, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar, kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe disa shtetas të përfshirë në përfshirë në këtë rast.

Në vijim të veprimeve procedurale:

-u shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi A. N., 21 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-u shpall në kërkim L. M., 24 vjeç, administratori i picerisë ku ndodhi ngjarja, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

-u arrestuan shtetasit F. B., 20 vjeç, A. H., 29 vjeç dhe K. B., 20 vjeç, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Këta shtetas dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE