LAJME / E Martë 28 Nëntor 2023, 01:01

Persona të famshëm të përmendur në përgjimet e aplikacionit ‘sky’/ Ish-prokurori zbulon çfarë e lidh krimin me botën e showbizit shqiptar

I pyetur për lidhjet mes botës së krimit dhe personazheve të famshëm të showbizit shqiptar, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari është shprehur në emisionin ‘5 pyetjet’ se kjo lidhet me faktin se këta persona të njohur janë ata të cilët konsumojnë lëndë narkotike.

“Krimi lidhet me botën e showbizit, se këtë drogën, nuk e pinë fshatarët.

Ata janë tek mbijetesa ekonomike. Kjo është industria më fitimprurëse në botë, njerëzit e pasur i pinë. Njerëzit që kalojnë ylberin. Këta janë bashkë, boshti i së mirës me boshtin e së keqes”- shprehet Hajdari.