LAJME / E Premte 6 Qershor 2025, 11:11

Përplasja Trump–Musk del jashtë çdo imagjinate. Miliarderi propozon krijimin e një partie të re politike

Konflikti mes Elon Musk dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa miliarderi ka lëshuar një seri sulmesh në rrjetet sociale dhe ka sugjeruar hapur krijimin e një partie të re politike.

Përplasja nisi për shkak të një projektbuxheti të epokës Biden, të cilin Musk e kundërshton me arsyetimin se do të rrisë borxhin kombëtar me triliona dollarë. Por Trump deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se kundërshtimi i Musk vjen sepse preken drejtpërdrejt interesat e tij biznesore, veçanërisht ato të kompanisë Tesla.

Në qendër të debatit është propozimi për të hequr kreditë tatimore deri në 7,500 dollarë për çdo automjet elektrik – një nxitje që Musk e konsideron thelbësore për përhapjen e makinave elektrike dhe për të mbështetur rritjen e Teslës.

Në një seri postimesh të forta në rrjetin X, në pronësi të tij, Musk deklaroi se Trump nuk do të kishte fituar zgjedhjet pa mbështetjen e tij. “Ai ka edhe 3.5 vite. Unë do të jem këtu për 40 vitet e ardhshme”, shkroi Musk, duke ndezur më tej tensionet.

I pyetur për këtë, Trump u shpreh i zhgënjyer me Musk: “Nuk ka thënë ende fjalë të këqija për mua… por kjo ndodh, disa largohen nga administrata dhe kthehen armiqësorë”.

Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, Trump e akuzoi Musk se “ka çmendur” pasi humbi përkrahjen shtetërore për mandatet e automjeteve elektrike. “Ai u tregua i dobët. I kërkova të largohej, i hoqa mandatin që detyronte të bliheshin makina elektrike që askush nuk i donte – dhe ai thjesht u çmend”, shkroi Trump , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE