LAJME / E Diel 17 Shtator 2023, 18:06

Përgjakën rrugët në Shqipëri! Kamioni “kokë më kokë”

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnje.

Një ambulancë është përplasur me një kamion. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e autostradës Lushnje-Fier.

Ambulanca po transportonte një pacient drejt Tiranës, i cili si pasojë e aksidentit ndërroi jetë në vend.

Të plagosur kanë mbetur shoferi i ambulancës dhe infermieri që e shoqëronte pacientin.

Dëme ka pësuar edhe kamioni. Policia ka nisur hetimet për rastin.