
Ka përfunduar pas shtatë ditësh armëpushimi në Rripin e Gazës. Ndërsa në agimin e 1 dhjetorit nisën sërish sulmet mes Izraelit dhe Hamasit.
Shpërthime dhe të shtëna me armë janë raportuar në Gaza ndërsa Izraeli rifillon luftimet kundër Hamasit, duke e akuzuar grupin për shkeljen e kushteve të armëpushimit.
“Hamasi shkeli armëpushimin, dhe përveç kësaj, qëlloi në drejtim të territorit izraelit. IDF ka rifilluar luftimin kundër organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazës”.
Sipas Izraelit, Hamasi ka lëshuar një raketë në territorin e izraelit duke shkelur kështu armëphsimin, ndërsa zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu thotë se grupi i Hamasit k arefuzuar që të lirojë të gjitha pengjet gra.
"Qeveria e Izraelit është e përkushtuar për të arritur objektivat e luftës, lirimin e pengjeve, eliminimin e Hamasit dhe sigurimin që Gaza nuk mund të jetë kurrë një kërcënim për sigurinë e izraelitëve", u tha në deklaratë.
Armëpushimi zgjati shtatë ditë dhe u liruan 110 pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe 240 të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli. BBC shkruan se ndërmjetësit po vazhdojnë përpjekjet për të arritur një tjetër marrëveshje armëpushimi mes dy palëve, edhe pse luftimet kanë rifilluar.
Sulmet nisën ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet për vizitë në Lindjen e Mesme. Ai i ka kërkuar Izraelit që të ndërmarrë "hapa më efektivë" për të mbrojtur jetën e civilëve
Sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor vranë 1200 njerëz dhe rreth 240 të tjerë u morën peng. Që atëherë, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14,800 njerëz janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, duke përfshirë rreth 6,000 fëmijë.
