Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier–Lushnjë, në vendin e quajtur
“Vajkan”. Ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes së mjetit, duke shkaktuar panik te drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin brenda.
Fatmirësisht, të dy personat kanë mundur të dalin në kohë nga automjeti, duke shmangur lëndime të mundshme. Mjeti është përfshirë plotësisht nga zjarri dhe është shkrumbuar pothuajse tërësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve. Gjithashtu, policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në motor. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit të flakëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE