LAJME / E Premte 24 Prill 2026, 08:08

PASKAL MILO I "DËSHPËRUAR" NGA RAMA: ARRESTIMI I METËS NJOLLË TURPI, MILO: ZVARRITËN ISH PRESIDENTIN, MË KA GODITUR NË SHPIRT

Ish ministri Paskal Milo ka reaguar gjatë një interviste televizive për arrestimin brutal të Ilir Metës nga forcat e policisë. “Jam skandalizuar nga një sjellje e tillë”, tha Milo.

Ndërkohë pas kësaj deklarate të ish ministrit të Jashtëm ka reaguar nga burgu kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili e falënderon për qëndrimin e tij publik.

“Nëse angazhimet e tij të çmuara si historian dhe lektor ia lejojnë, do të ishte shumë e mirëpritur prania e tij në sallën e gjyqit, për të parë dhe dëgjuar nga afër gjendjen reale dhe nivelin shqetësues të standardeve të hetimit ndaj meje”, shkruan Meta.

Mirënjohje dhe falënderim i përzemërt për Prof. Dr. Paskal Milon, me të cilin kam pasur kënaqësinë e veçantë të bashkëpunoj, edhe si vartës i tij por edhe si epror, por gjithmonë me të njëjtin raport bashkëpunues dhe të sinqertë, konstruktiv dhe në shërbim të interesit më të lartë publik e kombëtar.

Bashkëpunimi ynë mbetet për mua i jashtëzakonshëm dhe i paharruar, veçanërisht për çështjen e Kosovës, por edhe për menaxhimin e krizës në Maqedoni, që mori fund me Marrëveshjen e Ohrit.

Duke e falenderuar edhe njëherë për qëndrimin e tij publik, e siguroj se standardet e rrëmbimit që e kanë tronditur Prof. Dr. Paskal Milon, zbehen përballë standardeve të hetimit, të paraburgimit dhe sidomos të “kallëzuesve”.

Ndaj, nëse angazhimet e tij të çmuara si historian dhe lektor ia lejojnë, do të ishte shumë e mirëpritur prania e tij në sallën e gjyqit, për të parë dhe dëgjuar nga afër gjendjen reale dhe nivelin shqetësues të standardeve të hetimit ndaj meje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE