
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Mitrovicë, ku një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një banese.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se mjekët kanë konstatuar vdekjen e të riut në vendngjarje.
Sipas policisë, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rezultatet e autopsisë pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes dhe të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e rastit.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetin e viktimës dhe as detaje të tjera lidhur me shkaqet e mundshme të vdekjes.
Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe se të gjitha rrethanat e rastit do të sqarohen pas përfundimit të procedurave hetimore dhe ekspertizës mjeko-ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
