LAJME / E Diel 12 Korrik 2026, 17:05

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar Peqin-Rrogozhinë, vetëm pak orë pas një tjetër përplasjeje të rëndë të ndodhur në këtë zonë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:45 pranë kryqëzimit të Gjocajt, në afërsi të Peqinit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa njëra prej makinave thuajse është shkatërruar totalisht.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë futja e njërit prej mjeteve në rrugën kryesore në kundërshtim me rregullat e qarkullimit.

Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të automjeteve ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë dhe shkaqet e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE