LAJME / E Diel 12 Korrik 2026, 17:05

Gjykata e Fierit merr vendimin e papritur per vajzat qe shkaktuan ngjarjen e rende

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tre vajzat që dhunuan brutalisht 17-vjeçaren, ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta.

Gjatë seancës për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Fierit, duke vendosur masën “arrest me burg” për 20-vjeçaren.

Për njërën prej dy 15-vjeçareve është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për të miturën tjetër gjykata vendosi masën “shtrim i përkohshëm në spital psikiatrik”.

Sipas gjykatës, masat janë përcaktuar duke marrë në konsideratë moshën e secilës prej të dyshuarave, si edhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen që po hetohet.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të këtij rasti vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE