LAJME / E Mërkurë 25 Tetor 2023, 17:05

Pasi foli për herë të parë për partnerin u aludua për dasmë, Arjola Shehu tregon të vërtetën

Disa muaj më parë, Arjola Shehu si rrallë herë foli për jetën e saj private, duke pranuar për herë të parë se ishte në një lidhje dashurie,

gjë që më pas coi edhe në shumë tituj mediash e aludimesh në rrjetet sociale se moderatorja e njohur, jo vetëm që ishte në një romancë prej shumë kohësh, por edhe kishte plane për dasmë.


E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, Arjola i mohoi zërat, teksa sqaroi se as vetë nuk e dinte pse kishte marrë vendimin të fliste për historinë e saj të dashurisë,

megjithatë deklaratat e saj morën përmasa të ekzagjëruara në mediat online dhe nuk është aspak e vërtetë që do të ketë martesë.


Jo vetëm kaq, por ajo tha se në këtë moment nuk po mendon as të nisë të krijojë në familje, ndërsa rrëfeu se marrëdhënien e saj edhe mund “ta kenë marrë mësysh”, që pas bërjes publike dhe prandaj nuk do të ketë as dasmë, duke lënë vend edhe për dyshime të tjera.