LAJME / E Mërkurë 17 Korrik 2024, 22:10

Partneri i saj feston ditëlindjen, ish-banorja e “Ferma Vip” bën dedikimin e veçantë

Modelja e njohur që bëri bujë në Ferma VIP, Gloria, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan herë pas here edhe detaje nga jeta e saj private dhe sot ka treguar se partneri i saj feston ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime”, ka shkruar Gloria krah fotos me të, e më pas ka ndarë edhe një video romantike ku ngrenë balona zjarri, prej zemre. Kujtojmë që gjatë qëndrimit në Ferma VIP, Gloria foli shpesh për partnerin e saj duke i bërë edhe dedikime dashurie.