LAJME / E Mërkurë 13 Tetor 2021, 20:08

Paralajmërimi i sizmologut grek: Kujdes dy ditët e ardhshme, rrezik për tërmet!

Metereologu grek, Efthymios Lekkas,paralajmëroi pas tërmetit të fuqishëm të magnitudës 6.3 në ishullin e Kretës se në dy ditët e ardhshme

ekziston rreziku i përsëritjes së lëkundjeve të forta të tokës, edhe pse shpresat janë që kjo të mos ndodhë.

Nga episodi i një dite më parë nuk pati të lënduar,

por një kishë e vogël u shemb në Xerokambos Sitias,

pati dyqane të dëmtuara në Xirokambos dhe shembje muresh e rënie gurësh u raportuan në disa zona,

ndërsa një sërë shkollash në lindje të Kretës u evakuan.

Lekkas tha se goditja tjetër mund të jetë e njëjtës magnitudë, ose pak më e lehtë.

Profesori shpjegoi se tërmeti i fundit ishte pranë sipërfaqes dhe u ndje shumë në Kretë,

në ishujt e Dodekadezit, në Qipro e deri në Kajro.

Sipas tij megjithatë, ai ishte në linjë tjetër me tërmetin e shtatorit, e kjo i bën dy ngjarje krejt të ndryshme.

Tërmeti i një muaji më parë ishte i fuqisë 5.8.

Ai goditi më fort qytetin e Iraklionit në Kretë duke lënë të vdekur një person, i cili ka qenë duke punuar në një kishë, e cila është shembur.