LAJME / E Hënë 13 Nëntor 2023, 10:10

Paralajmërimi i Bratajt: Christian Eriksen do të ketë të njëjtin fat si Raphael Dwamena

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar në Klan News për të folur për shkaqet që sollën vdekjen e sulmuesit 28-vjeçar të Egnatias, Raphael Dwamena.

Në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj, Brataj ka paralajmëruar se edhe ish-lojtari i Interit, Christian Eriksen, i cili luan futboll edhe pas një arresti kardiak, do të ketë të njëjtin fat si Dwamena.

Besard Jacaj: Rast i ngjashëm është edhe ai ish-lojtarit të Interit, Christian Eriksen, por ai luan sërish…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj: Do të pësojë të njëjtin fat! Unë kam dalë kundër kësaj gjëje që në momentin e parë (të luash futboll pas një arresti kardiak). Një person që ka pompën (e zemrës) të prishur dhe që i vihet një defribilator për të kontrolluar ritimin e zemrës, ti i jep aktivitetin fizik, i jep adrenalinën, çfarë bën? Të kundërtën e asaj që duhet të bëjë!

Më 12 Qershor 2021, Christian Eriksen trembi të gjithë botën kur u rrëzua në fushë dhe rrezikoi jetën si pasojë e një arresti kardiak në ndeshjen mes Finlandës dhe Danimarkës për Euro2020.