LAJME / E Enjte 22 Maj 2025, 17:05

Panik në ajër, avioni goditet nga breshëri dhe përplaset me një zog pas turbulencave

Pasagjerët e një fluturimi nga Nju Delhi për në qytetin e Srinagarit në Indi përjetuan momente tmerri.

Fillimisht gjatë udhëtimit pati turbulenca, më pas mbi aeroplan nisi breshëri dhe në fund maja e tij pësoi dëme serioze nga një përplasje me një zog.

Videot nga brenda aeroplanit tregojnë pasagjerët duke bërtitur ndërsa aeroplani ndriçohet nga shkëndijat e rrufeve.

Pavarësisht aventurës së fluturimit dhe dëmtimit serioz në ‘hundën’ e avionit që e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente, asnjë nga 227 personat në bord nuk u lëndua.

“Ishte tmerruese dhe jam ende në shok”, tha një pasagjer në aeroplan.

“I shpëtuam rrëzimit, urime pilotit që e uli avionin shëndoshë e mirë”, tha një tjetër.

Pas uljes, avioni është vendosur në kategorinë AOG (Avion në Tokë) për t’iu nënshtruar inspektimeve dhe riparimeve të dëmeve,  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE