Kombëtarja shqiptare ka luajtur mbrëmjen e djeshme një nga sfidat më të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit, kundër Kombëtares serbe. Kuqezinjtë luajtën një lojë të bukur, por nuk arritën të merrnin më shumë se një rezultat 0-0.
Ndërkohë, vëmendjen që në nisje të sfidës e ka tërhequr tribuna VIP, ku ishin pozicionuar disa nga njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë, politikës dhe institucioneve të tjera strategjike.
Të parët që fokusoi kamera ishin dy prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado. I pari, suprizoi me prezencën e tij në tribunë i veshur me një bluzë me mëngë të shkurtra, larg kostumit zyrtar që e shohim përherë, kurse i dyti kishte këmishë, por dukshëm më casual.
Prokurori që burgosi kryebashkiakun Erion Veliaj, shihet në këtë portret të siguruar nga mjeshtri i fotografisë Armando Babani pak i nervozuar, duke bërë me dorë nga stadium, ndërsa personi që e shoqëron diçka i shpjegon.

Por në stadium nuk ishin vetëm njerëzit e drejtësisë, të ligjit. Në një nga tribunat kryesore është fotografuar edhe Vlora Hyseni. Shefja e Inteligjencës shqiptare nuk i ka shpëtuar tundimit për të ndjekur nga afër sfidën me Serbinë.
Shqiptarja e Kosovës që drejton Inteligjencën shqiptare prëj më shumë se dy vitesh kishte veshur mbrëmjen e së shtunës pantallona të zeza dhe një fanelë të kuqe të kombëtares shqiptare, ngjyrat e flamurit kombëtar, por dhe një “outfit” që tregonte se ajo nuk kishte asnjë “mision sekret” në stadium.


Vlora Hyseni ka mbajtur për 4 muaj postin e zv/drejtoreshës së Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë, një institucion homolog me Shërbimin Informativ të Shtetit në Shqipëri. Ajo u shkarkua më 31 qershor 2021 dhe një vit më pas u emërua këshilltare e kryeministrit Edi Rama.
Në muajin Prill 2023, Vlora Hyseni mori bekimin për të drejtuar Shërbimin Informativ të Shtetit e për të qenë “Kryespiunja” e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua po drejton shërbimin inteligjent të Shqipërisë, e për më tepër, ajo është shqiptare e Kosovës.
Ajo është konsideruar si njohëse e shkëlqyer e çështjeve të sigurisë, në të njëjtën kohë edhe e marrëdhënieve ndërkombëtare./ Newsbomb.a , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE