
Sot shënohet dita e 10-të që mijëra shqiptarë “derdhen” nëpër Tiranë duke protestuar kundër investimeve amerikane në Zvërnec, ndërsa mesa duke tubimi i cili thuhet se është organizuar nga vetë qytetarët, po shfrytëzohet nga opozita.
Kjo pasi mësohet se së fundmi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka depozituar zyrtarisht në Kuvend një paketë ligjore përmes së cilës kërkohet bashkimi dhe mbrojtja e Kushtetutës me frymën e integrimit në Bashkimin Europian.
Konkretisht mësohet se PD ka kërkuar me urgjencë:
-Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike (atë që helmon Zvërnecin e bregdetin).
-Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.
-Shfuqizimin e ligjit për “Paketën e Maleve”.
-Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Por mesa duket Partia Demokratike nuk është mjaftuar me kërkesa e sipërpërmendura.
Përmes deputetes Ina Zhupa, mësohet se ata kanë depozituar edhe një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupi, për të kërkuar një ballafaqim për zonat e mbrojtura.
Si të mos mjaftonin lëvizjet e demokratëve, të cilët qartazi po shfrytëzojnë protestën e qytetarëve duke e kthyer atë në politike, si zakonisht, edhe partia Lëvizja Bashkë mësohet të ketë shfrytëzuar rastin.
Deputeti i “ Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, ka depozituar në Kuvend thuajse të njëjtin tekst, të njëjtat kërkesa me të njëjtat argumente.
-Shfuqizim për Paketën e Maleve.
-Shfuqizim për Investimet Strategjike.
-Shfuqizim për Zonat e Mbrojtura.
Edhe pse qytetarët që prej dhjetë ditësh zbarkojnë poshtë zyrës së Edi Ramës e kanë “bërtitur” që protesta është jopolitike, mesa duket politikanët opozitarë nuk i kanë kuptuar akoma thirrjet e mijëra personave që prej fundit të majit “derdhen” nëpër kryeqytet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
