LAJME / E Shtunë 30 Dhjetor 2023, 00:12

Olta Gixhari konfirmon shtatzaninë: Po, jam nē pritje të ëmbël

‘Ku ka zë nuk është pa gjë’- thotë populli.

Olta Gixhari, e përfolur ditët e fundit se është shtatëzanë, e ka konfirmuar natën e sotme në spektaklin e “Dancing With The Stars”, se është në pritje të ëmbël.

Olta u shpreh se, ‘ky është momenti më i bukur për një grua. Po është e vërtetë, unë jam n? pritje të ëmbël, por nuk e kam zbuluar akoma gjininë”.

Kujtojmë se ajo dhe partneri i saj janë prindër të një djali, Amarit.