LAJME / E Martë 16 Janar 2024, 14:02

Një tjetër pallat i vjetër në Tiranë bëhet me ashensor, banorët përfitojnë nga Fondi i Komunitetit

Banorët e një tjetër pallati në Tiranë të ndërtuar para viteve ‘90 kanë përfituar nga Fondi i Komunitetit i vendosur në dispozicion nga Bashkia.

Pasi zgjodhën administratorin, banorët e pallatit 149 tek Rr. e Kavajës vendosën ashensorin e ri. 

Ata kanë sot një ashensor që plotëson standardet e sigurisë dhe të komoditetit.

Përmes Fondit të Komunitetit që është krijuar në Bashkinë e Tiranës, vitet e fundit qytetarët kanë pasur mundësi që të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës së pallatit ku banojnë ku gjysma e shpenzimeve paguhej nga vet banorët ndërsa gjysma tjetër nga bashkia.

Nëpërmjet Fondit të Komunitetit do të shtohen pallatet që do të rikonstruktohen duke i dhënë një vlerë të shtuar pronës.