Mes emocioneve dhe muzikës, e në prani të shumë përmetarëve, miqve, të ftuarve dhe të pesë fëmijëve, dje në mbrëmje në Përmet u përurua shtatorja e mjeshtrit të klarinetës, Laver Bariu.
Familjarët e artistit të njohur shprehën mirënjohjen e thellë për këtë vlerësim që Përmeti i bëri Laver Bariut.
Ceremonia nisi nga qendra e Përmetit, ku spikatën valltaret e reja dhe sazet e qytetit.
Alem Toska, skulptori përmetar që derdhi në bronx Laverin, mes emocionesh shprehet se teksa punonte, dëgjonte në sfond kabatë e Laverit.
“E kam punuar me shumë emocion këtë vepër”, thotë ai.
Përurimi i shtatores së Laver Bariut, çeli zyrtarisht edhe edicionin e parë të festivalit “Vjosa Art Fest”./vizionplus.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE