LAJME / E Shtunë 31 Maj 2025, 12:12

Nis monitorimi me kamera në këto akse rrugore, gjoba aplikohet automatikisht

Autostradat kryesore në Shqipëri do të monitorohen me kamera inteligjente, por me implementimin e sistemeve do të nisë edhe gjobitja e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.“Kur ndodh një shkelje rrugore, kamerat inteligjente regjistrojnë automatikisht të dhënat dhe fotot përkatëse. Më pas, këto informacione analizohen nga operatorët dhe i transmetohen Policisë së Shtetit. Kjo e fundit verifikon rastin dhe liron gjobën përkatëse, e cila i shkon drejtpërdrejt drejtuesit të mjetit në sistemin elektronik të gjobave”, thotë në një intervistë televizive Marin Bezhani – Drejtor i Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut (QKMT).

Por cilat janë pikat që monitorohen aktualisht?“Monitorimi po kryhet në fazë testimi në disa pika të zgjedhura strategjike, përfshirë: Golemin pranë stacionit të trenit, mbikalimin e Spillesë 1 dhe Spillesë 2, zonën e njohur si ‘Zham Sektor’, si dhe në Bishtin e Zhurit dhe Rrogozhinë. Përveç këtyre, testime po zhvillohen edhe në disa akse të tjera rrugore kryesore në vend.”

Synimi final është mbulimi i 3,650 km që janë aset i inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe ndërlidhja me projektin “smart city”.“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut është aktualisht në fazën përfundimtare të testimeve softuerike dhe teknike, ndërkohë që po finalizohet edhe infrastruktura fizike në terren për 200 kilometrat e parë të akseve rrugore kryesore. Aktivizimi i plotë i monitorimit pritet të ndodhë shumë shpejt, sapo të përfundojnë këto testime dhe të sigurohet funksionimi optimal i sistemeve”, tha Marin Bezhani.
Janë rreth 200 km të autostradave kryesore në vend pjesë e këtij projekti për monitorimin me kamera inteligjente  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE