Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të jetë një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes fatale.
Policia lokale është nisur drejt vendngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme.
Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE