LAJME / E Martë 28 Nëntor 2023, 14:02

Ngecën me automjet në mes të ujit, rrezikojnë të mbyten 4 banorë në Kolonjë

KOLONJË- Mund të ishte një tragjedi.

4 banorë kanë rrezikuar jetën e tyre ditën e sotme në ujrat e lumit të Prodan, pasi tentuan kalojnë mes përmes ujit me automjetin e tyre për të dalë në anën tjetër të fshatit.

Makina me të cilin udhëtonin ka mbetur në mes të lumit duke rrezikuar jetën e tyre, të cilëve u erdhën në ndihmë forcat zjarrfikëse.

Banorët e kanë ngritur disa herë zërin për të riparuar urën lidhëse midis dy fshatrave.