
Keni kapur ndonjëherë një foshnje që ju ka ngulur sytë? Me siguri keni menduar se çfarë shikon tek ju që nuk jua heq sytë…
Gjetjet e një hulumtimi tregojnë se foshnjat e porsalindura tërhiqen nga fytyrat e bukura, duke nënkuptuar se ata kanë një aftësi të natyrshme për të pëlqyer të bukurën.
“Bukuria është një përgjigje e lindur për një të porsalindur, jo një mendim personal.”
Psikologët kanë vërejtur për një kohë të gjatë se foshnjat priren të favorizojnë disa stimuj si imazhe me kontrast të lartë dhe forma natyrale, por shkaqet e këtyre preferencave janë ende të panjohura.
