LAJME / E Martë 14 Nëntor 2023, 23:11

“Nëna ime jeton duke shitur qumështin e lopëve”, Meti rrezikon të deportohet nga Anglia në Afrikë: Po trajtohem si kavje!

Emri i tij ndodhet te lista e të padëshiruarve në Britaninë e Madhe. 28 vjeçari shqiptar, që të gjithë e thërrasin Meti, jeton çdo ditë me frikën se do deportohet në Rëanda.

Si ai janë dhe shumë të tjerë, shumica e të cilëve punojnë si muratorë në Britani. “Jam tërë kohës i shqetësuar se mund të më detyrojnë të shkoj e të jetoj atje”, shprehet i riu.

Për Daily Mail, ai rrëfen si “shpëtoi” pa u deportuar Qershorin e kaluar, sepse atë ditë fluturimi u anulua. Ai ndodhej në makinë, shumë pranë shkallëve të avionit.

Dera u hap dhe unë isha gati për t’u ngjitur në bord. Më kishin lidhur duart dhe dy truproja më kishin vënë në tokë. Më pas një përfaqësues i zyrës së emigracionit dhe tha “s’ka fluturim sonte”, shpjegon Meti. Por ai s’ishte i vetmi që pritej të dërgohej në Ruanda, 7 të rinj të tjerë janë po ashtu në ankth.

Ditën e nesërme pritet që Gjykata e Lartë të japë vendimin përfundimtar për fluturimin e tyre, i cili ishte parashikuar menjëherë pas Krishtlindjeve.

Jam i tmerruar për të ardhmen time, shumë avokatë më kanë thënë se nëse avioni niset, unë do jem brenda tij. Po trajtohem si kavje!”, thotë Meti.

Ky i ri shqiptar ka aplikuar për azil në Britani, ai do të punojë atje. “Dua t’i dërgoj para mamasë time të ve në Shqipëri. “Ajo mbijeton duke shitur qumështin e dy lopëve tona”, shton ai.

“Unë erdha këtu se doja një jetë më të mirë. Nuk jam trafikuar, apo marrë me detyrim nga njerëz të tjerë.”

Meti, një djalë i pashëm e i gjatë fitonte 10 paund në ditë si murator në Shqipëri. Ai ka dy vëllezër dhe një motër që jetojnë në Itali dhe Gjermani. Ai ishte i vetmi që kishte mbetur me nënën, në një fshat pranë Tiranës.

“E dija që do fitoja 10 herë më shumë në Angli. Vendosa të largohem sepse të gjithë miqtë e mi kishin dalë jashtë vendit. Atje ka shumë pak djem të rinj”, shprehet Meti. Pas një sërë peripecish, në mënyrë ilegale, ai mbërriti në Angli. Meti nuk është emri i tij i vërtetë, në Angli ai ka deklaruar se është detyruar të largohet nga Shqipëria sepse është në gjak me një familje atje, dhe jeta e tij rrezikohet. Kjo e fundit është verifikuar nga autoritetet shqiptare. Pasi u mor në intervistë, Meti u dërgua në Colnbrook.

Më pas i dërguan një letër nga ‘Home Office’ ku njoftohej se atë do ta dërgonin në Ruanda më 14 Qershor. Atë ditë, fati e deshi që ai të mos deportohej. Sipas Metit, “ai s’është ende i lirë, gjithça është në fije të perit“, megjithatë nuk pendohet që shkoi në Britani, por nuk ia priste kurrë mendja se mund të dërgohej në Afrikë./tvklan.al